Konfirmohet bashkëpunimi i Miley Cyrus me Dua Lipën

Konfirmohet bashkëpunimi mes Dua Lipës dhe Miley Cyrus. Gjatë muajit gusht Dua postoi në Instagram disa foto me Miley-n, në të cilat dukej se ishin në një studio muzikore.

Artistet nuk treguan asnjë detaj, mirëpo së fundmi Cyrus ka konfirmuar të gjithë zërat për një bashkëpunim.

Miley Cyrus ka zbuluar ditën e sotme se ajo ka punuar me Dua Lipën dhe Billy Idol për albumin e saj të ri. Këngëtarja ka treguar për radion “The Edge” se të dy artistët do të jenë pjesë e albumit në të njëjtën këngë.

“Ju mendoni se po bëj shaka, si Britney dhe Nine Inch Nails, por nuk po bëj. Kam bërë bashkë Billy Idol dhe Dua Lipën në të njëjtën këngë”, tha Cyrus.

Kur u pyet se kur do të publikohet albumi i saj, këngëtarja nuk dha një datë fikse, por tha se ai meriton të luhet vetëm në një festival. Përderisa Miley nuk na i tregoi datën e lançimit.