Koncert LIVE nga oborri i shtëpisë së tij, Alban Skënderaj thyen sonte heshtjen e koronavirusit: Do jem vetëm me një kitare por…

Në “Ditën e Evropës”, këngëtari i njohur Alban Skënderaj do të mbajë një koncert nga oborri i shtëpisë së tij.

Këngëtari do këndojë LIVE vetëm me një kitare por shprehet se do e realizojë me shumë pasion e dashuri për fansat e tij.

Koncerti do realizohet sonte në orën 19:00 në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Europian në Shqipëri.

Performanca e tij do transmetohet live në faqen e Facebook të “European Union in Albania” dhe rrjetin social të këngëtarit.

Lajmi u dha nga vetë Albani me anë të një postim në Instagram.

“Të shtunen, me date 9 maj, ora 19:00 per “Diten e Europes“ ne bashkepunim me Delegacionin e Bashkimit Europian ne Shqiperi do kem kenaqesine te kendoj per ju LIVE nga oborri i shtepise time. Do jem vetem me nje kitare por me shume zemer, pasion e dashuri per ju. Te festojme, kujtojme dhe ngreme lart vlerat europiane qe na bashkojne! Do te trasmetohet ne faqen facebook “European Union in Albania“ dhe gjithashtu ne faqen time,”- shkroi ai.