Komunikonim me Google Translate, i riu martohet me refugjaten ukrainase pak muaj pasi u njohën

Një burrë britanik ka treguar se si u dashurua me një refugjate ukrainase, me të cilën tashmë është martuar. Luke Dickinson, 28 vjeç nga Bristol u martua me eci me 37 vjeçaren, Vira Klimova në fund të shtatorit, më pak se tre muaj pasi filluan të flisnin me njëri-tjetrin.

Pavarësisht se nuk e kuptonin gjuhën e njëri-tjetrit, ata përdorën Google Translate për të komunikuar. Nëna e një fëmije mbeti e pastrehë pasi forcat ruse pushtuan Odessa më 24 shkurt, duke lënë të shkatërruar banesën që ajo ndante me vajzën e saj 15-vjeçare.

28 vjeçari tregon se e njohu partneren e tij teksa ajo po përpiqej të largohej nga vendi pas pushtimit rus. Ai tregoi se ishte regjistruar në një grup në internet për të parë nëse mund të bënte diçka për të ndihmuar njerëz që përpiqeshin të largoheshin nga Ukraina.

“Grupet ishin për njerëzit që përpiqeshin të largoheshin nga Ukraina, në Angli, duke kërkuar ndihmë dhe këshilla ose thjesht dikë. Kur biseduam, Vira tashmë i kishte gati dokumentet. Por unë e pashë foton e saj dhe isha si “Ooh hello!” Kështu që i dërgova një mesazh privat.”

“Ne përdorëm Google Translate në çdo mesazh pasi ajo nuk kuptonte anglisht. Më pëlqeu shumë, kështu që nuk kishte rëndësi”, tha ai. Pas takimit të tyre të parë, dyshja ishin të pandarë, deri në momentin kur britaniku i shtroi pyetjen me 23 Gusht dhe u martuan në shtator.

/abcnews.al