Kompania e Elon Musk vendos çipin e parë në trurin e një njeriu, tmerrohen fansat!
Elon Musk njoftoi se Neuralink ka vendosur çipin e parë të trurit tek një njeri. Sipas miliarderit, implanti i lejon njerëzve të paralizuar të kontrollojnë pajisjet me mendimet e tyre, por mund të përdoret edhe nga të tjerët. Themeluesi i Neuralink njoftoi në një postim në X (ish-Twitter) se personi i parë tek i cili është vendosur i trurit “ po shërohet me ritme të shpejta”. “Rezultatet fillestare tregojnë një zbulim premtues”, u shpreh ai. Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) vitin e kaluar i dha lejen kompanisë për të kryer testimin e implantit tek njerëzit. Çipi rregullon aktivitetin e neuroneve, të cilat Instituti Kombëtar i Shëndetit i përshkruan si qeliza që përdorin sinjale elektrike dhe kimike për të dërguar informacion rreth trurit dhe trupit, shkruan The Guardian.
Ai do t`u lejojë tetraplegjikëve dhe të tjerëve të arrijnë të aktivizojnë telefonin, kompjuterin apo pajisje të tjera vetëm me anë të mendimit. Kreu i Teslas shpjegoi se si funksionon teknologjia. Ai tha se produkti i parë i Neuralink quhet Telepathy.“Të lejon të kontrollosh telefonin apo kompjuterin tënd dhe përmes tyre, pothuajse çdo pajisje, vetëm duke menduar”, ka shkruar ai. Kompania ka deklaruar më parë se misioni i Neuralink është të rivendosë autonominë për njerëzit që kanë “nevoja të paplotësuara mjekësore”, me një vizion për të “cliruar potencialin njerëzor” në të ardhmen.
Përdoruesit e rrjetit u ndanë në dy kampe pas njoftimit të Elon Musk, me disa që e shohin këtë zhvillim si ogurzi dhe të tjerë si shpresëdhënës. “Potenciali negativ i kësaj më bën të ndihem shumë i shqetësuar”, “Mendimi më tmerron”, “Erdhi koha e Matrix-it”, “Lindi kiborgu i parë”, ishin disa nga mesazhet e postuara në X nga ndjekësit e Musk. Reuters raportoi në fillim të këtij muaji se Neuralink u gjobit për shkeljen e rregullave të Departamentit Amerikan të Transportit (DoT) për lëvizje të materialeve të rrezikshme.
Bordo