
Komentin e preferuar në postimin tuaj në Instagram mund ta shpërndani në InstaStory
Instagram po eksperimenton me një opsion të ri me të cilin përdoruesit mund të shpërndajnë komentet e preferuara nga fotot ose Reels e tyre në InstaStory.
Adam Mosseri u shpreh se kompania dëshiron që t’ua lehtësojnë “creators” shpërndarjen e komenteve interesante. “Po testojmë mundësinë që llogaritë publike të shpërndajnë komentet e fotove ose Reels që kanë postuar drejt e në InstaStory. Kjo do t’i ndihmojë që të theksojnë komentet e rëndësishme ose interesante nga përdoruesit që komentojnë në postimin e tyre”.
Përdoruesit “creators” që janë pjesë e testimit duhet të rrëshqasin majtas komentin e përzgjedhur dhe të klikojnë ikonën “Add to story” që përfaqësohet nga shenja e plusit me një rreth me pika.
Komenti i bashkangjitet postimit origjinal që do të shfaqet në InstaStory. Afati i lançimit të këtij opsioni nuk dihet ende./tvklan.al