“Komentet me hormone kursejini”- Ronela Hajati kërcënon meshkujt: Do ju lërë gruaja me sekonda nëse bëj…
Ronela Hajati është një nga këngëtaret më të pëlqyera dhe më të komentuara në Shqipëri.
Kjo për shkak se Ronela i thotë gjërat shumë hapur dhe nuk ka aspak komplekse kur shprehet.
Pikërisht këtë gjë ka bërë me një postim të fundit në Instagram drejtuar meshkujve që i komentojnë në foto.
Ajo u ka kërkuar që të kursejnë “komentet me hormone”. Ndërsa i ‘kërcënoi’ se nëse nuk heqin dorë do i lërë ndonjë replikë që do i lërë gruaja me sekonda.
“Jam shume e mire e di …. dhe ju lutem komentet me hormone kursejini se do i heq ose do bej ndonje replike qe do ju lere gruaja me sekonda 😂😂😂 (Kjo nuk do te thote qe tani duhet te me sfidoni sepse ne te vertet nuk kam terezi t’ju kthej komente, faleminderit)”- shkroi Ronela.