Komediani, kundër Johnny Depp: Ai është narcist

Komediani Howard Stern ka dalur së fundmi kundër aktorit Johnny Depp në gjyqin e tij me Amber Heard.|

Gjatë emisionit të tij radiofonik, SiriusXM, Stern e quajti Johnny një “narcist të madh”.

“Ai donte që gjyqi të transmetohej në televizion sepse kjo është ajo që bëjnë narcistët,” u shpreh komediani ndërsa diskutonte për betejën ligjore stë Depp me Heard, sipas Mediaite.

“Ata mendojnë se mund të shpëtojnë nga çdo gjë,” vazhdo ai. “Unë mendoj se Johnny Depp është një narcisist dhe ajo që dua të them me këtë është – ai mendoi me vete ‘Unë do të transmetojë cështjen në TV dhe sepse jam kaq bindës. kaq i zgjuar, jam një djalë kaq i mrekullueshëm.’ Ish-gjyqtari i “America’s Got Talent” më pas akuzoi aktorin se po bënte një shfaqje.

Depp, po padit Heard, 36 vjeç, për shpifje pasi ajo aludoi se ishte abuzuar fizikisht në një artikull të shkruar për The Washington Post në 2018. Çështja është transmetuar drejtpërdrejt në platforma të ndryshme që nga 11 prilli.Marrja në pyetje e Johnny përfundoi më 25 prill. Amber ende nuk ka dëshmuar, megjithëse ajo është planifikuar ta bëjë këtë në ditët në vijim.

Dyshja finalizoi divorcin e tyre në janar 2017 gati dy vjet pasi u martuan në një ceremoni private në ishullin privat të aktorit “Cry Baby” në Karaibe./Lapsi.al