Kombinimin blu-jeshile Dafina e çon tjetër nivel
Duket se kombinimi blu-jeshile, që “Revista Who” solli në vëmendje pak ditë më parë, ka pushtuar Instagramin. Pas Lori Hoxhës, Sara Hoxhës, së fundmi edhe Xhensila Myrtezaj apo shumë blogere të njohura janë veshur me këto dy ngjyra që më parë as nuk ishin në modë si kombinim.
Dafina Zeqiri gjithashtu i është bashkuar këtij trendi, por në një mënyrë ndryshe. Dafi ka lyer sytë me blu e jeshile duke e çuar këtë kombinim në tjetër nivel.
Këngëtarja tregon gjithashtu se edhe atletet i ka me këto dy ngjyra teksa ka veshur një kostum të gjithin blu.