Kombinimi i ditës vjen nga regjisori i njohur, gjyshi Petri “matchy matchy” me nipin
Ditët e verës, regjisori dhe producenti i njohur, Petri Bozo duket se është duke i kaluar me familjarët e tij.
Gjysh Petri ka pozuar në një foto mjaft të ëmbël me nipin e tij, të quajtur Priam, me të cilin me siguri ka një lidhje shumë të fortë.
Në të shfaqet Priam dhe Petri me të njëjtën kapele dielli, duke u kujdesur kështu edhe për rrezet e mara.
Ajo çfarë tërheq tjetër vëmendjen është ëmbëlsia e Priam, i cili me siguri po kalon ditët më të bukura në krahët e gjyshit.
Kujtojmë se Petri Bozo ka ndarë rrallëherë momente me më të dashurit e tij, megjithatë duket se vera 2020 i ka dhënë më shumë dashuri dhe kujtime më të bukura./revistawho.com