Kombinimet e Rihanna-s gjatë shtatzënisë që shkaktuan shumë reagime në rrjet
Që prej momentit të parë kur Rihanna dha lajmin se ishte në pritje të ëmbël, sytë e të gjithëve vërshuan tek barku i këngëtares nga Barbados. Megjithatë një tjetër detaj që morri gjithmonë vëmendjen kanë qenë veshjet e yllit të muzikës pop.
Duke zbuluar barkun gjithmonë, Rihanna bëri që shumë ndjekës në rrjet të merreshin me “zhveshjen” e të tjerë me kombinimet tejet ekstravagante.
Veshja e fundit që mori vëmendjen maksimale, ishte rrjeta e zezë ku dukeshin edhe të brendshmet në po të njëjtën ngjyrë.
Duke lënë një shije të çuditshme, ndjekësit janë ndarë në kampin e atyre që e adhurojnë dhe atyre që nuk e kuptojnë modën që Rihanna ka sjellë.
Po juve ç’mendimesh ju kanë sjellë në kokë kombinimet e saj?/revistawho.com