Koleksioni prej 2.3 milionë dollarë të makinave të Rihanna-s (FOTO)
Këngëtarja e hitit të famshëm “Umbrella”, Rihanna, ka një koleksion të madh makinash luksoze. Ajo e ka krijuar këtë koleksion gjatë karrierës së saj të suksesshme muzikore.
Nga “Chevrolet Suburban LTZ” te një “McLaren” 1 milionë dollarë, ja një zhytje në koleksionin e jashtëzakonshëm të makinave të nënës së ardhshme.
Rihanna ishte vetëm 16 vjeçe kur nisi karrierën e saj të suksesshme në muzikë dhe fama e saj u ngrit menjëherë. Më 13 maj të vitit 2006, ajo publikoi SOS, e cila u bë kënga e parë numër një e mbretëreshës.
Që atëherë, Rihanna ka në pronësi të paktën nëntë makina, të cilat arrijnë në rreth 2.3 milionë dollarë. Përveç koleksionit të saj luksoz të makinave, nuk mund të lëmë pa përmendur edhe shtëpitë e saj mahnitëse.
Këngëtarja e famshme bleu një rezidencë 22 milionë dollarë në qytetin e saj të fëmijërisë, e cila përmban kopshte të zbukurua e deri te pishinat.
Nga shtëpitë e tjera të saj në Londër dhe Beverly Hills, pasuria neto e Rihanna-s vlerësohet në 1.7 miliardë dollarë, sipas “Forbes”.