Koleksionet e reja të “PARFOIS” joshin blogeret e modës, brenda eventit special me vajza VIP
Eventi i PARFOIS nën sloganin “Home is…” solli një stil të ri të organizimit të aktiviteteve në Shqipëri. Një ditë e fundjavës e dedikuar ndaj njohjes me prurjet dhe koleksionet e reja të PARFOIS, me pjesëmarrjen e disa fashion blogere-ve dhe personazhe publikë të njohur solli një atmosferë të këndshme për të gjithë të pranishmit. Nga tapeti i kuq, përcjellja në rrjetet sociale të fotove, më pas udhëtim për në Gjinar të Elbasanit. Natyrë, dhurata, histori interesante dhe një drekë e shijshme për të gjithë për t’u ndjerë me PARFOIS si në shtëpi!