‘Koka ime ka një tjetër tingull që kur kam hyrë në BBV!’, çfarë po ndodh me Maestron? (video)
Të gjithë menduam se Armaldo Kllogjeri do të dilte që javët e parë të “Big Brother Vip”, mirëpo në këto momente që flasim ai është kthyer në një nga personazhet “kyç” brenda shtëpisë.
Maestro jo vetëm që është lideri i preferuar i shtëpisë nga banorët, por e ka kuptuar edhe rrjedhën e lojës dhe situatat e krijuara nga ai kanë sjellë jo pak lëvizje brenda “BBV”.
Së fundmi maestro ka lëshuar një “perlë” teksa ka qenë në shoqërinë e Olta Gixharit ku shprehet se qëkur ka hyrë në “Big Brother” koka e tij lëshon një tingull të çuditshëm kur e godet.
Këtë gjë ai e ka demostruar edhe me lëvizje. Nga ana tjetër Olta nuk i ka mbajtur do të qeshurat, ndërkohë që Armaldo godiste ballin e tij.
View this post on Instagram
Armaldo vendosi që këtë javë t’ia kaloi lidershipin e shtëpisë Valbonës. Ai tha se dëshiron të dalë nga shtëpia, pasi ka një grua shtatëzënë dhe një vajzë që kanë nevojë për kujdesin e tij.
Duke folur me Luizin, Armaldo tha se nuk ka më moshë të merret me Big Brother, por Luizi i tha atij se thjesht nuk ka moshë të merret me fjalë që fliten pas shpine.