Kohë e lirë pa fund në karantinë! Tayna i futet me ‘kokë’ “Photoshop-it”, i bën çudira krahut
Reperja e njohur Tayna duket se ka shumë kohë të lirë gjatë karantinimit saqë ka filluar të eksplorojë edhe programin e “Photoshop-it”.
Ajo ka postuar disa foto në rrjetin e saj social, ku edhe ka tentuar për herë të parë që të ndryshojë edhe disa tipare të vetes por nuk ka shpëtuar pa u kuptuar. Siç duket edhe në foto, njërin krah reperja e ka zvogëluar më shumë seç duhet duke e bërë shumë të qartë ndërhyrjen me program.
“Poza pa tul apo poza me tul,”-shkruan reperja krahas fotove, ndërkohë që nuk e ka vënë re sesa shumë e ka holluar krahun.
Gjithashtu një tjetër detaj nuk ka kaluar pa u vënë re… Tutat e veshura së prapthi! Detaji vihet re nga xhepat që i kanë mbetur jashtë, por mesa duket këto janë thjesht efektet e karantinës.
(k.m/dosja.al)