Koha ka ndalur për Alma Bektashin, shfaqet rrëzëllitëse në festivalin e RTK

Këngëtarja e njohur e skenës Alma Bektashi, viteve të fundit nuk është shumë aktive në muzikë.

Mirëpo me shfaqjen e fundit në festivalin e RTK këngëtarja ka treguar se për të koha ka ndalur pasi në pamje duket mjaft e freskët dhe e kuruar.

Në të gjitha netët ajo ka shkëlqyer me veshjen ndërsa edhe ka perforuar në skenën e festivalit.

Dy vitet e fundit ajo është përfolur shumë në mediat rozë për divorcin me bashkëshortin e saj. Në korrik të këtij viti artistja denoncoi në media se ka ngecur në një proces civil që shtyhet prej dy vitesh, pasi gjykatat nuk po e divorcojnë. Argumenti i gjykatës në seancën e fundit ishte mos gjetja e një psikologu për fëmijët, që duhet të pyeten.

“Imagjino për mua që kam mbi 30 vite karrierë artistike skenike dhe mbi 20 vite karrierë pedagogjike në Universitetin e Prishtinës më ndodh kjo gjë. Imagjino ato femra që janë në shtëpi mund të jenë në shtëpi, që ndoshta nuk e kanë as anën ekonomike, nuk e kanë përkrahjen e familjes dhe ballafaqohen me këtë gjë që po përballem unë këto dy vite. Unë nuk e kuptoj, nuk e di çfarë procedure duhet ndjekur, kur ti kërkon që të divorcohesh sepse nuk do që t’i kalosh më ato probleme psikologjike, emocionale dhe vështirësitë financiare që mua më duhet brenda këtyre dy viteve, nuk e di as sa kam shpenzuar për këtë gjyq”, argumentonte këngëtarja./Living