‘Klyshi i Ramush Haradinajt…./ Fjolla Morina ‘plas bombën’: Durim Keçi e di ku është Vis Martinaj
Fjolla Morina është një emër i njohur për industrinë muzikore, për policinë në Kosovë dhe në Shqipëri. Ajo ka kohë që është tërhequr nga muzika pasi është fokusuar në rritjen e vajzës së vogël, por s’mund të themi që është larguar nga rrjetet sociale.
Kohët e fundit, Fjolla ka akuzuar shumë persona si ‘krimi i organizuar’, madje të shpeshta janë thirrjet e saj për policinë, SPAK dhe ambasadat që të arrestojnë disa persona, që asaj i kanë bërë dëme e që i kanë shkatërruar jetën apo e kanë ‘spiunuar’.
Ajo kërkon nga shteti që të arrestojnë Ramush Haradinajn, ish-partnerin e saj Fisnik Sylën, Morena Tarakun e mbi të gjithë Durim Keçin, të cilin e cilëson si personin që është në dijeni se ku ndodhet Ervis Martinaj.
Ajo ka postuar një ‘instastory’ ku tregon datën e zhdukjes së Ervis Martinajt, 19 shtator 2022.
Më pas akuzon Durim Keçin si personin që ka dijeni për vendndodhjen e Martinajt.
Më tej, ajo nxjerr një sekuencë të një klipi të saj, ku tregon se ora që mban aty është e Vis Martinajt.
Sikur mos të mjaftonte kjo, ajo ka akuzuar Morena Tarakun se i ka djegur makinën vite më parë, akuzon Stresin dhe Juliana Nurën si krim të organizuar.
Postime të tilla janë të shumta në rrjetin e saj social…Më zë dhe figurë!