Klodiana Shala rrëfen mes lotësh për operacionin që i kushtoi karrierën sportive

Klodiana Shala ka qenë një nga rekordmenet në atletikë dhe ishte kudo e angazhuar kur befas nuk e pamë më të angazhuar.

Shumë vite më vonë, Klodiana Shala ka treguar në “Abc News” me lotësh dhe emocionesh se çfarë ndodhi dhe për operacionin që i kushtoi karrierën sportive.

 “Më morën në barelë dhe aty pata një operacion në shtyllën kurrizore. Por vështirësia ishte se lashë sportin. E lashë në momentin që isha në kulm. Ama jeta vazhdoi. Një vit të tërë për 22 sekonda kohë”, – rrëfen mes lotëve Klodiana Shala. “Unë pata fatin që më operuan tre mjekët më të mirë të botës se isha në Lojërat Olimpike. Ditën e parë dhe të dytë s’kam qenë në gjendje dhe ditën e tretë i shikoja që doktorët më përkëdhelnin. Në një moment u thashë mos u mërzisni, nuk kam asgjë, por temperaturën e kisha 40. Unë kam diçka që nëse mërzitem nuk më zbret temperatura. Ndenja edhe disa ditë në Londër dhe u ktheva në Shqipëri”, tregoi Klodiana si rrallë herë e përlotur.