Klipi i ri i Butrint Imerit, një miks mes ‘La Casa de Papel’, Kendrick Lamar dhe Drake

Këngëtari qendron mes një grupi vajzash në shumicën e skenave, e në disa momente na u kujtuan disa imazhe që nuk i shohim për herë të parë në videon e Butrintit.

Fillimisht, në klip është përdorur një referencë nga “La Casa de Papel”, një nga serialet më të ndjekura që ka bërë për vete me mijëra shikues nga e gjithë bota. Balerinat qendrojnë njëra-pas tjetrës, duke mbajtur në fytyrë maskat që përdoren në serialin në fjalë.

Butrint-2

Më pas, një tjetër çast është ai që sjell në kujtesë  një nga skenat më të famshme të klipit “Humble” nga Kendrick Lamar, i cili përcolli një efekt të veçantë viziv me balerinët që qendronin statikë, duke lëvizur veç kokat. Një pamje e tillë duket se i ka shërbyer edhe Butrintit në “M’ke rrejt”.

Butrint-3

Pak frymë nga “Hotline Bling” i Drake vjen përsëri në klipin e ri të Butrintit, i cili duket se ka përdorur referencat më të mira për një video.