Klinton Zeqiraj: Mua po më ranë në dorë para, i bëj…
Hera e fundit kur ngrite kokën lart nga Zoti?
Gjithmone e ngre kokën lart nga Zoti. Besoj shumë në Zot, e lutem të na japë shëndet në rradhë të parë dhe dashuri!
Mëkati më i madh që ke bërë?
Nuk kam bërë asnjë mëkat në jetë pasi jam natyrë e paqtë dhe i dashur.
Mëkati më i madh që të kanë bërë?
Hmmm.. që më kanë bërë s’besoj, nuk do e quaja mëkat por ndonjëherë kur jam zhgënjyer për diçka.
Kujtimi i fundit më i ëmbël dhe ai i hidhur?
Kujtimi më i ëmbël? Do të thosha të gjitha gjërat që më lënë shije të mirë janë kujtime të bukura, ndërsa ndonjë të hidhur jo.
Paratë që shpenzove së fundmi, dhe pse?
Paratë që shpenzova së fundmi ishin për veshje. Mua po më ranë lekë në dorë i bëj rroba, këpucë, parfume. Dhe si përfundim ngelem pa para (qesh).
Kur e përjetove qiellin e shtatë?
Qiellin e shtatë? S’kam arritur ende atje, por kam përjetuar gjëra të bukura dhe që më kanë dhuruar kënaqësi.
Sa kohë ka kaluar kur ndjeve mungesën e gjysmës tjetër?
Mungesën për momentet që më kanë dhuruar emocion dhe dashuri, gjithmonë e ndjej sado kohë të kalojë.
E keqja e të qenit çift?
E keqja e të qenit çift do të thosha është xhelozia e tepruar, gjë që më ndodh shpesh kur lidhem. Ndodh që janë tepër xheloze ose më rastistin mua (hehee). Por u bëra kohë që jam single.
Nëse do të ishe mashkulli i vetëm i rruzullit, si do t’i menaxhoje femrat?
Nëse do të isha mashkulli i vetëm i rruzullit tokësor duke qenë se jam tip që gjatë gjithë kohës jam në shoqërinë e femrave, s’besoj se do të dështoja në menaxhimin sa më të mirë të tyre. Do të ndihesha si pasha.
Kur ke shkëmbyer mesazhe dashurie për herë të fundit?
Mesazhe dashurie shkëmbej përditë, sot në mëngjes për shembull.