Klinton Zeqiraj: “Love Story” me Monica Belluccin shqiptare, si ndihem dhe reagoj kur ma gjuajnë meshkujt në plazh

Klinton Zeqiraj është balerini dhe prezantuesi televiziv që këtë sezon televiziv ishte angazhuar si gazetar në emisionin “Fan`s Club Big Brother Albania 9” në “Top Channel”. Por me fillimin e sezonit të plazhit ai është parë në Jug, ekzatësisht në vendlindjen e tij Sarandë, duke u argëtuar në ditët e nxehta pranë një vajze të bukur, e cila kur kalon i bën të kthejnë kokat gjithë pushuesit. I pyetur nga revista “Story” për njohjen e Klintonit me këtë vajzë të panjohur në publik, ai tregon: “Është 20 vjeçe nga Saranda, quhet Seda dhe jeton në Tiranë. Po pushoj me të gjithë kohës, pasi kemi pak kohë që shoqërohemi bashkë. Deri tani është ende në shkollë dhe nuk ka ndonjë profesion të caktuar, ndërsa sa për pamjen mund ta cilësoj një bombë të vërtetë”. Ish-balerini që në tetor feston 25 vjetorin, pyetjes se çfarë e tërheq tek vajza brune me të cilën po shijon këtë “love story” u shpreh: Është shumë kinge, dhe përshtatemi mjaft në tip”. Por a ndodh që Sedën e gjuajnë edhe pse ka Klintonin në krah, dhe si reagon ai? “Po ndodh, por jam i qetë pasi unë dhe ajo merrremi vesh me sy direkt.” Dhe këto situata ndodhin shpesh në plazhet e Sarandës ku po kalojnë pushimet pasi ajo nuk mund të kalojë pa u vënë re. “Është elegante, fine, e bukur dhe femra të tilla më pëlqejnë shumë pasi janë joshëse. Pjesa më e bukur e trupit të saj? Hmmm! Nuk di çfarë të veçoj, pasi të gjitha të bukura i ka. Di të them që kur e kanë parë miqtë apo të afërmit e mi, më kanë thënë se duket si Monica Bellucci shqiptare. Kështu reagoi dhe një kushërira ime”, tregoi Klintoni për revistën “Story”.