Klinton Zeqiraj flet pas zhdukjes misterioze: Më kapi dhe mua Covid-19, virusi që s’besoja se ekzistonte vërtet…

Gazetari i emisionit “Stop”, Klinton Zeqiraj, i cili ka bërë bujë me intervistat e tij plot ngacmime duke filluar nga njerëzit e famshëm e deri tek kalimtarët e thjeshtë, prej ditësh ka qenë në izolim në shtëpi, arsye për të cilën nuk kishte folur deri më tani.

Por gjatë ditës së djeshme, Klintoni postoi një foto me maskë, shoqëruar me një status, ku rrëfeu se ç’kishte ndodhur me jetën e tij këtë periudhë zhdukjeje nga qarkullimi. Ai ka treguar se në fakt ishte prekur nga Covid -19, dhe tashmë për fat gëzon shëndet të plotë.

Në statusin e tij ai shkruan: “Faleminderit Zot që e kalova Covid-19 me simptoma të lehta, dhe tani jam mirë! Më përpara nuk e besoja këtë virus, por tashmë që e provova vetë jam i bindur. Pas një periudhe izolimi në shtëpi, dua t’ju them kujdesuni për veten tuaj dhe familjarët! Faleminderit miqve që më kanë ndenjur pranë! Ju ruajt Zoti!”.

Për shkak të prekjes nga virusi, Klintoni për herë të parë e festoi ditëlindjen i izoluar në shtëpi. Ky lajm për shëndetin e tij vjen pasi ka bërë publike lidhjen e dashurisë me një vajzë simpatike nga Bjellorusia, të cilën e njohu këtë verë në qytetin e tij të lindjes, Sarandë./ www. story.al