
Klinton Zeqiraj flet hapur për vuajtjen prej ankthit dhe panikut
Gazetari Klinton Zeqiraj i ftuar në “Tring Stars” ka rrëfyer se ka vuajtur nga problemet e shëndetit mendor siç janë ankthi dhe paniku. “Para një viti kam kaluar periudhën më të vështirë te jetës time. Vuaja nga ankthi dhe paniku dhe kur e kujtoj ka qenë një tmerr i vërtetë, edhe pse mund të dukem nga jashtë që ‘ky është gjatë gjithë kohës 24 orë fresk’. As vetë nuk e di se si më kapi, por e kam vuajtur prej muajsh, por shyqyr Zotit ka kaluar”, u shpreh Klintoni. /Gazeta Liberale
