Kledi Kadiu, shqiptari i famshëm që e dëshiroi me shpirt fitoren e Ermal Metës në Sanremo

Balerini i njohur dhe shumë i dashur për italianët, Kledi Kadiu ishte shqiptari i famshëm në Itali që e dëshiroi me shpirt fitoren e Ermal Metës në festivalin e “Sanremos”. Dihet që mes artistëve ekziston xhelozia, por në rastin në fjalë Kledi dhe Ermali tashmë janë miq me njëri-tjetrin. Ata u afruan gjatë spektaklit “Amici”, si trajnerë të skuadrave të tyre.