Kledi Kadiu: Martesa më ka ndryshuar komplet jetën

Kledi Kadiu është balerini, i cili prej vitesh e ka ndërtuar karrierën e tij në Itali, duke u bërë pjesë e emisioneve më të suksesshme, si “Buona Domenica”, “C’è posta per te”, “Amici” duke bërë që emri i tij të pozicionohet në majat e figurave më të njohura të artit në Itali. Por edhe pse ka ndërtuar karrierën artistike atje, ai shpesh zgjedh të jetë dhe pjesë e publikut shqiptar në projekte të ndryshme televizive, shkruan Top Channel. Në intervistën e tij ai foli ndër të të tjera për familjen që ka krijuar, për të cilën ai tha se i ka ndryshuar komplet jetën.