Kledi Kadiu: Kam puthur shumë femra në skenë, por më e ndjera ishte me…

Shpesh artistët prej performancave të tyre në skenë apo para kamerave duhet të shkëmbejnë aq shumë puthje për shkak të profesionit, sa e kanë të vështirë të kujtojnë ato më të mirat apo ato më pak të këndshmet. Por duket se ky nuk ka qenë rasti i balerinit dhe koreografit të njohur, Kledi Kadiu.

Në skenën e “Dance With Me”, moderatorja Alketa Vejsiu përfitoi nga rasti për të ngacmuar Kledin sa puthje të tilla ka shkëmbyer në karrierën e tij: “Ehhh, tani numër s’mund të them, por shumë kanë qenë”, tha ai i vënë në siklet. Megjithatë, Alketa këmbënguli për të zbuluar diçka më tepër duke e pyetur: “Po me cilën je ndier me mirë nga ato?”

Edhe këtë herë, Kledi nuk deshi të përgjigjej, por kujtimi, me sa duket, iu shfaq menjëherë: “Laura, Laura Ciatti…”, tha ai sipas Lapsi.al. Laura Ciatti është pikërisht aktorja që ka luajtur së bashku me Kledin në rolin e tij protagonist si Beni në filmin e producentëve italianë “Passo a due” në vitin 2005.