Kledi Kadiu baba për herë të dytë, gjininë e bebit e zbuloi vajza e balerinit
Kledi Kadiu dhe partnerja e tij Charlotte lajmëruan dy muaj më parë se do të bëhen prindër për herë të dytë. Çifti ndau foto të ekos së bebit në Instagram, duke na treguar se do të vijë në jetë në gusht. Sot, është bërë me dije gjinia e fëmijës së balerinit 47 vjeçar, që e ka zbuluar motra e ardhshme Lea.
Kledi ka postuar në Instagram dy foto, ku vogëlushja ka lyer dorën me bojë blu dhe mbi barkun e nënës ka vendosur shenjat e gishtave.
“Lea zbuloi një sekret, kush e gjeti?”, shkruan balerini shqiptar, duke konfirmuar që së shpejti do të bëhet me djalë.
Para pesë vitesh Kledi dhe Charlotte mirëpritën në jetë Lean, e cila dukej si një kopje e vogël e mamasë së saj. Ai dhe balerina i thanë “Po” dashurisë së tyre disavjeçare në një ceremoni përrallore që u mbajt në Itali në qershor të vitit 2018.