Kledi Hysa dhe Evi Reçi në pritje të fëmijës së parë?!
Kledi Hysa dhe Evi Reçi prej gati një viti po jetojnë një histori të bukur dashurie. Edhe pse romanca e tyre u zbulua që vitin e kaluar, ata e zyrtarizuan vetëm disa muaj më parë.
Sakaq, një koment në Instagram ka ngritur dyshime se çifti mund të jetë në pritje të fëmijës së parë. Këngëtarja ka publikuar në rrjetin social një foto nga jugu, poshtë të cilës mikesha e saj moderatorja Arjola Shehu ka bërë një koment i cili ka lënë shumë vend për aludime.
“Xoga ime. Diku aty pashë një gjë…thjesht po e them”, ka shkruar Arjola. Komentit të saj Evi i është përgjigjur me emojin e një këmbe duke shtuar aludimet.