Kledi Bahiti gjeniu i “Kënga Magjike 2017”, nuk do e besoni pas sa këngëtarëve BIG fshihet ky kompozitor

Ky edicion i “Kënga Magjike” dominohet nga baladat e dashurisë, më mirë të themi këngët e ndjera. Por do të çuditeni kur të mësoni se shumë prej tyre i ka krijuar i njëjti kompozitor, dhe ai është Kledi Bahiti. Nuk dihet se sa kohë i është dashur artistit për të krijuar kaq shumë këngë për një festival të vetëm, sikur të jetë një gjeni. Kledi është autori i këngës “Humbur” të Samanta Karavellës, “Ti mos më shaj” kënduar nga Valon Shehu, “Zhurmë” nga Filloreta Raçi (Fifi), “Mirupafshim dashuri” nga Blerina Braka, “E çmendur” të Anxhela Peristerit, “E doja, s’e doja” nga Mishela Rapo. Mesa duket me produksionet që janë pëlqyer mjaft, 30 vjeçari Kledi Bahiti nuk do të dalë pa fituar këtë vit. Kujtojmë që Bahiti është fitues i dy edicioneve të “Top fest 9” dhe “Top fest 10” me këngët “S’je më” nga Elhaida Dani dhe “Loti fundit” të Samanta Karavellës, ndërkohë që në “Kënga Magjike 2014” u shpall “Kantautori më i mire”.