Kledi Bahiti dhe partnerja e tij bëhen prindër për herë të parë
Kledi Bahiti dhe partnerja e tij, gazetarja Pejana Elezi, janë bërë prindër për herë të parë.
Ka qenë vetë Kledi që e ka ndarë lajmin e bukur me ndjekësit e tij në Instagram, ku ka postuar një foto të dorës së djalit dhe shkruan bashkangjitur: “Melodia më e bukur e jetës”.
Kompozitori i njohur e kishte zbuluar në një intervistë të para pak kohësh gjininë e bebit, ndërkohë që mezi presim të zbulojmë emrin që kanë vendosur për djalin.
Shumë urime Kledi dhe Pejana! /News31