Klea Hutës dhe Kristina Bakiut u mërzitet vetja brune, zyrtarisht në grupin e bjondeve

Trendi i këtij viti për sezonin e verës është ngjyra e çelët e flokëve. Shumica e VIP-ave të huaj dhe shqiptarë që për një kohë të gjatë i kemi parë me flokë të errët, janë bërë pjesë e grupit të bjondeve. Ndër to përmendim edhe shoëgirl Klea Huta dhe modelen shqiptare, Kristina Baki, të cilat me anë të fotove në ‘Instagram’ kanë zbuluar se tani janë kthyer në bjonde. Ndryshimi i tyre mund të themi se kanë qenë drastik për Klean e cila në foton e profilit është shfaqur komplet brune, dhe pak më i zbutur i Kristinës, që e ka provuar vetëm me disa fije të shpeshta në nuancën e bjondes, duke lënë të duket dhe ngjyra e saj natyrale. ‘Look-u’ i ri i dy vajzave brune të spikatura është pritur shumë mirë nga fansat, të cilët nuk i kanë kursyer komplimentat në komente apo shkrime të rrjeteve sociale. Ndërkohë për Klean 26-vjeçare ka dyshime nëse ky është ndryshim real apo ajo ka përdorur ndonjë truk për foto, ndërsa për Kristinën ndryshimi është i sigurt. Kujtojmë se në vitin 2013, Kristina rrëmbeu kurorën e ‘Miss Universe Albania’, ndërsa në vitin 2015 përfaqësoi vendin tonë në ‘Miss World’ në Kinë.