Klea Huta zbulon për herë të parë portretin e të birit në ditën e tij të lindjes
Klea Huta dhe Elgit Doda janë treguar mjaftueshëm të kujdesshëm që për plot 1 vit Instagrami të mos e shihte si dukej vogëlushi i tyre. Sot, në ditëlindjen e parë të bebushit Krid, çifte vendosi të prezantonte ndjekësit me të për herë të parë!
Përmes një galerie me foto të çiftit bashkë me vogëlushin, Klea zbuloi për të parën herë fytyrën e djalit, që dukej se kishte marrë tiparet më të mira të të dy prindërve.
View this post on Instagram
Klea Huta dhe Elgit Doda kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në janar të 2020-ës. Ceremonia, e cila ishte gjithashtu shumë private u mbajt në shkretëtirën Agafay, në Marok.
/Anabelmagazine