Klea Huta tregon unazën 2.270 $, është kjo dëshmia e fejesës me Elgit Dodën?

Klea Huta donte të na tregonte thonjtë me këtë postim në Instagram, por vëmendjen e mori unaza e saj. E duke u nisur nga fakti që Klea dhe i dashuri i saj Elgit Doda u fokusuan si çifti i ri i showbizit nga kamerat e “Kënga Magjike”, dyshimet shkojnë tek fakti se ata tashmë mund të jenë fejuar. Unazën në formën e një gozhde të “Cartie”, e cila kushton plot 2.270 USD, Klea e ka vendosur në dorën e majtë, pikërisht në gishtin ku mbahet unaza e fejesës ose e martesës. E jo pa qëllim Klea poston një foto të tillë, duke na dhënë me nënkuptim një lajm të madh nga jeta private. Historia e dashurisë së Kleas dhe Elgitit u bë publike nga një foto teksa çifti po drekonte në një nga restorantet në jug të vendit. Në fillim ata e mohuan, por nuk vonoi shumë dhe e konfirmuan me foton e njëjtë që postuan, ku Elgiti e puthte Klean në ballë.