Klea Huta rrëfen si u njoh me Elgit Dodën: Filmat që bëri pasi djemtë e “Alar Band” i thanë se…

Lidhja e tyre e dashurisë u bë mediatike muaj më parë. Klea Huta dhe Elgit Doda, ishin çifti i ri i showbizit shqiptar dhe shpejt morën vëmendje e po komentoheshin nga ndjekësit e fansat e tyre. Ndërsa dje ata ishin të ftuar te “Rudina”, ku treguan për herë të parë si nisi historia e tyre e dashurisë.

Klea-Huta-2

“Unë kisha dëshirë t’i bëja një këngë Kleas kur ishim në fakultet, por nuk u realizua atëherë. Më vonë djemtë e “Alar Band” më thanë që do bëjnë një këngë me Klean”, nisi rrëfimin Elgiti. “Pastaj bëri filmat e vet në kokë derisa shkova unë aty”, tha Klea. “Kënga ‘Amla’ është një himn i dashurisë tonë dhe Elgiti siç duket futi gjithë dashurinë e vetë që ndjente”, u shpreh Klea, shkruan Xing.al.

Klea-Huta-1