Klea Huta “ndizet” nga pasioni, prej muajsh s’i ndahet të kuqes së zjarrtë

Klea Huta përveç prezantimit dhe aktrimit i ka hyrë tashmë muzikës, ndërkohë që po jeton një histori të bukur dashurie me kantautorin Elgit Doda. Së fundi Klea përmes një postimi në Instagram shkruante “Nga K…në A, kënga e re”, status që nënkuptonte se po punon për katër produksione muzikore paralelisht. Dy këngë janë bashkëpunime me një reper nga Kosova, si dhe me një DJ të njohur shqiptar. E përveç bashkëpunimeve një nga këngët do të jetë ritmike, dhe e fundit do të jetë një krijim dashurie dedikuar Elgitit. E duket se Klea ka rënë kokë e këmbë në dashuri me muzikantin nëse i referohemi dhe ngjyrës së saj të preferuar të veshjeve këto kohë. Prej muajsh ajo shihet tek vesh shpesh ngjyrën e kuqe, që konsiderohet ngjyra e pasionit dhe që tërheq vëmendjen. /Story.al/