Klea Huta konkurrencë Eni Çobanit, kush do të fitojë audinencën të dielave në ekran

Ditë më parë, u bë e ditur që në këtë sezon të ri televiziv, “Top Channel” do tentojë sërish që ta rivalizojë të dielën e “Klan-it” duke e rikthyer programin e saj të ditës së shtatë të javës. Ndonëse detajet nuk u bënë të ditura publikisht, u tha që prezantues do jenë Edi Manushi, Fjoralba Ponari, Jonida Maliqi e Flori Gjini. Programi do jetë i shkurtër, nga ora 14:30 deri në 17:00, ndryshe prej emisionit të Ardit Gjerbas i cili do jetë maratonik, nga ora 12:30 deri në 19:15. Por, përballja televizive do të vazhdojë me tjera programe. Në orën 17:00, nga 14 Tetori, siç njofton Prive, do të transmetohet ‘Top of the Top’, programi me Klea Hutën që çdo javë, për 12 të diela rresht do sjellë intervista me shqiptarë të famshëm në Europë dhe Amerikë. Me Klea Hutën, Top Channel do tentojë ta rivalizojë rubrikën “Shihemi në gjyq” të Eni Çobanit që do transmetohet në po të njejtin orar, nga 17:00 deri në 18:00.