Klea Huta ka një kërkesë publike për Elgit Dodën: Më ço të lutem…
Vitin e kaluar Elgit Doda dhe Klea Huta kurorëzuan dashurinë në Marok. Dyshja ka publikuar foto të ndryshme nga ky moment i veçantë ku Klea shfaqej e veshur nuse me fustanin e bardhë, ndërsa Elgiti me kostumin serioz të dhendrit.
Së fundmi Huta ka pasur një kërkesë publike ndaj partnerit të saj, me anë të një postimi në ‘Instastory’.
“Më ço të lutem”, shkruan Klea krah pamjes ku shfaqet deti blu, duke treguar se ka nevojë të pushojë.
Nuk dihet nëse Elgiti do të mundet t’ia plotësojë dëshirën Kleas, pasi momentalisht kompozitori është i angazhuar si anëtar i jurisë së programit të muzikës ‘Jeho’ në ekranin e ‘Top Channel’./revistawho.com