Klea Huta humb personin e dashur të familjes: Ma këpute shpirtin…
Klea Huta ka treguar sot se gjyshi i saj është ndarë nga jeta.
Moderatorja publikoi në Instastory një foto bardh e zi të të ndjerit, krahas së cilës shkruante:
“Ma këpute shpirtin o gjysh. M’i thave sytë o shpirt, qofsh i xhenetit!”
Këngëtarja është nënë e një djali, i cili erdhi në jetë në muajin qershor të 2019-ës nga marrëdhënia me bashkëshortin e saj, Elgit Dodën.
Ata e pagëzuan të voglin me emrin Krid dhe tashmë ai është pjesë e pandarë e fotove të prindërve të tij edhe në rrjete sociale.
Megjithatë, si Elgiti, ashtu edhe Klea, kanë vendosur që portretin e tij të mos e publikojnë.
Aktorja madje u kujdes për ta ruajtur atë edhe në setin fotografik që realizoi për kopertinën e revistës së njohur “Global Woman”.