Klea Huta flet për marrëdhënien me vjehrrën: Mashkulli e mban balancën e shëndetshme mes gruas dhe nënës
E ftuar në “Goca dhe Gra”, Klea Huta ka folur mes të tjerash edhe për marrëdhënien e saj me vjehrrën, mamanë e Elgitit duke treguar:
“Mashkulli e mban balancën e shëndetshme mes gruas dhe nënës. Unë jam një mrekulli. Kam marrëdhënie shumë të mirë me prindërit e Gitit. Ai i ndan shum mirë raportet dhe relatat. Unë me mamin e Elgitit jemi të dyja gaforrja. Shumë gjëra të ngjasme, ndjeshmëria, mirësia. Kur e kam takuar për herë të parë, më ka parë si vajzën e vet, kjo i sheshoi gjërat, i ngjiti menjëherë. Unë e kam trajtuar si mamanë, ajo si vajzën”.
Klea u pyet edhe për kohën që kalon me Elgitin dhe gjithë angazhimet e tjera të tij. Ajo pohoi se shaka se Romeo dhe Donaldi ja kanë marrë Elgitin duke thënë: “Nuk po e shoh në shtëpi unë e shkreta. Po e sheh Romeo dhe Donaldi më shumë se unë. Ai dhe unë kemi zgjedhur të rrimë me njëri- tjetrin në profesionin që kemi. Ne që në fillim, Giti punonte deri vonë në studio, besimi ka qenë i konsoliduar. Ja kam lënë gjithë lirinë time. Kontrolli e shkatërron martesën”./revistawho.com