Klea Huta feston 23 vjetorin single
Prezantuesja Klea Huta, ka festuar ditëlindjen sot me një tortë ku shënohej mosha e saj, 23 vjeçe. Kjo tortë ka qenë suprizë e motrës, ndërkohë që flitet kjo ditë e veçantë e ka gjetur single. Këtë periudhë pushimesh Klea shfaqet shumë në formë pasi ka mbyllur për dytën here eksperiencën si prezantuese e spektaklit “Gjeniu i vogël” dhe si aktore në premierën e shfaqjes “Zbutja e kryeneçes”. Pas ndarjes nga ish-futbollisti Gabriel Mezini, Klea nuk është parë në shoqërinë e ndonjë djali tjetër.
