Klea Huta dhe Eva Murati, çfarë bëjnë në paskuintat e serialit të ri “Kangur”
“Foto grupi në prapaskenat e xhirimeve të “Kangur Tv Show” ishte mbishkrimi i Eva Muratit në këtë foto jashtë xhirimeve. Po ashtu dhe Klea Huta shfaqet në një foto duke pushuar pas një dite të lodhshme pune për të njëjtin projekt. I kemi parë në skenë dhe televizion, por mund t’i shihni se si duken pas disa orë xhirime. Eva Murati dhe Klea Huta janë dy aktoret protagoniste që janë përzgjedhur për të luajtur në serialin e ri televiziv “Kangur”, filmi që trajton tema aktuale të ndodhive në shoqëri me regjisor Luan Kryeziun. Klea bëhet pjesë e këtij projekti pas disa roleve në kinema dhe teatër. Ndërsa për Evën kjo do të jetë eksperienca e dytë pas serialit “Skanderbeg”.