Klea Huta dhe Elgit Doda hapin biznes së bashku, dalin detajet e projektit

Klea Huta dhe Elgit Doda janë një nga çiftet më të diskutuar të showbiz-it shqiptar. Marrëdhënia e tyre është në qendër të mediave që prej kohës kur u pranua publikisht. Përveç faktit që janë partnerë në jetë, ata janë edhe bashkëpunëtorë në projekte profesionale. Më të riun e kanë prezantuar disa minuta më parë me anë të disa postimeve në profilet përkatëse në ‘Instagram’. Ata bënë me dije që kanë nisur nga puna për të hapur një akademi të përbashkët. Punimet për ndërtesën kanë nisur dhe janë zbuluar detajet e para. Emri që do të mbajë ky projekt është ‘Klea Huta Academy’ dhe do të ketë në qendër artin në disa fusha specifike. Mendohet se nxënësve do ju krijohet mundësia të mësojnë aktrim dhe këndim në akademinë e çiftit të njohur, shkrua Who. Mbetet për t’u parë kur do inaugurohet dhe si do funksionojë në detaje kjo akademi. Deri atëherë i urojmë Kleas dhe Elgitit suksese.