
Klea Huta bëhet nuse/ E dashura e Elgit Dodës ndjek strategjinë e Marina Vjollcës para dasmës
Është një nga prezantueset e njohura shqiptare, që vetëm pak kohë më parë ka publikuar klipin e saj më të ri “Bla Bla Bla”. Por mbrëmjen e së enjtes Klea Hutën e pamë si asnjëherë më parë me fustan të bardhë, si një nga personazhet VIP që sfiluan në eventin e përvitshëm të Alketa Vejsiut. Kuriozitetin se si dukej Klea nuse e ka shuar dhe i dashuri i saj, kantautori Elgit Doda, i cili patjetër ka qenë në sallë. Mos ndoshta kemi një “deja vu” të asaj që ndodhi vitin e kaluar me çiftin Marina Vjollca dhe Getoar Selimi? Pasi Marina u vesh nuse nuse për punë, vetëm pak muaj më vonë ajo u martua me reperin e njohur nga Kosova. Mesa duket këtë strategji do të ndjekë dhe Klea Huta me Elgit Dodën./Story.al/
