Klaudia Pepa zbulon si i ka punët me Albi Nakon pas divorcit, etiketon atë dhe të dashurën e tij në këtë foto…
Marrëdhënia e çiftit të famshëm të balerinëve shqiptarë, Albi Nako dhe Klaudia Pepa ka qenë nga më të komentuarat për disa muaj më radhë, pas divorcit të përfolur. Prej disa muajsh balerina Klaudia Pepa dhe koreografi Albi Nako janë në qendër të vëmendjes si nga publiku ashtu edhe nga mediat rozë. Para një viti ata bënë publike ndarjen e tyre, por njëkohësisht treguan se vazhdojnë të kenë një marrëdhënie shumë të mirë miqësore, pavarësisht se Klaudia jeton në Itali ndërsa Albi në Shqipëri, shkruan Panorama Plus. Ndërsa kohët e fundit Albi u përfol se është në një lidhje dashurie me një tjetër balerinë nga trupa e tij e baletit, Alba Hoxha. Edhe pse ata janë kapur shumë herë bashkë me pushime, si Albi ashtu edhe Alba e mohuan se janë të lidhur. Pavarësisht kësaj, duket se Klaudia nuk i ka problem thashethemet që janë bërë kohët e fundit për ish-bashkëshortin. Ajo sapo u zbuloi fansave të saj se marrëdhënia mes saj dhe Nakos e Hoxhës është mjaft e mirë. Balerina e famshme ka publikuar në “Instastory” një foto të një videos së Elvana Gjatës, ku përformanca me trupën e Albi Nakos që kryesohet nga Alba ka marrë plot 10 milionë klikime. Mbi këtë foto ka etiketuar ish-bashkëshortin e saj Albin, Albën dhe balerinët e tjerë.