Klaudia Pepa zbulon ‘sekretin’ e jetës private
Ka shpërthyer në skenën e Eurovisionit, ashtu siç di të shpërthejë vetëm ajo në çdo skenë. Kujt nuk i ra në sy Klaudia Pepa në performancën aq të komentuar të Eurovisionit? Por ka edhe shumë projekte të tjera që po i realizon, por edhe që ka për të realizuar në të ardhmen e afërt.
Por sonte, nga “Kurthi i Piter Panit”, Klaudia zbuloi edhe më shumë për veten. Kështu, pyetjeve specifike të fëmijëve, ajo u dha përgjigje me natyrën e saj të sinqertë dhe elegante, por po me elegancë iu përgjigj edhe Alketës për pyetjen “A ka të reja nga jeta private?”: “Epo, një shok e kam edhe unë” – tha balerina e njohur dhe me kaq duket se e mbylli këtë çështje, të cilën ajo ka dashur dhe ka zgjedhur gjithmonë ta mbajë për vete.