Klaudia Pepa realizon ëndrrën e saj të madhe, zbulohet filmi ku do të marrë pjesë
Balerina e njohur shqiptare, Klaudia Pepa, ka zbuluar se ka realizuar më në fund ëndrrën e saj të madhe.
Ajo do të jetë pjesë e një filmi, që titullohet “Reverse” dhe ka karakter thriller ligjor. Ky film është projekti më i fundit nga Giuseppe Lepore për Bielle Re.
Skenari flet për një vrasës serial, që vret gjithmonë duke përdorur një thikë blu.
Pas tij do të jetë një inspektor policie, i cili, i bindur se çmenduria e tij është e gjitha një trillim, duke e marrë në pyetje do të çojë në rrëfimin e kthjellët të vrasjeve të tij. Ky film do të jetë debutimi i balerinë shqiptare, Klaudia Pepa, në kinematografi.
Ajo është shprehur mjaft e emocionuar dhe e lumtur në postimet e saj në rrjete sociale. Filmi do të nisë xhirimet ditën e sotme, duke ruajtur të gjitha masat e sigurisë për shkak të pandemisë.