Klaudia Pepa: Nuk jam mami siç flasin disa, mashkullin në krah e dua besnik

Balerina Klaudia Pepa do të jetë një nga protagonistet e programit televiziv italian, “La Reoubblica delle donne”, që pritet të startojë mbrëmjen e sotme.

Pepa do të jetë ajo që do të hapë programin, në rolin e Trillit, personazh i krijuar për të nga Piero Chiambretti. “Ndjehem pak si Mjellma e Zezë”- tha ajo në një intervistë për “Tgcom”.

Klaudia-2

Intervista:

Klaudia na trego pak për këtë eksperiencë në “La Repubblica delle donne”…

Me Piero Chiambretti pati një feeling të menjëhershëm. Sapo më pa të kërceja mendoi për këtë personazh fantastik Tinker Bell. Unë isha shumë e lumtur.

E njeh veten si një Tinker Bell?

Është shumë e veçantë, e pa treguar më parë. Në fillim ishte e vështirë të luaja nën këtë rol, por, sot po, tashmë jam mësuar të dukem e gjitha e bardhë vetëm me sytë e zinj. Ndjehem pak si ‘Mjellma e zezë’

Ke lindur tek ‘Amici’, çfarë kujton nga ajo aventurë?

Një kujtim shumë i bukur, një ëndërr që është bërë realitet. Ka qenë eksperienca ime e parë në Itali, një rritje e madhe njerëzore dhe profesionale. Gjithmonë kam dashur të kem Maria De Filippin përpara meje dhe ka qenë një kënaqësi e madhe ta shoh të qesh dhe të zbavitet teksa unë kërceja.

Klaudia-3

Po sot e sheh?

Gjithmonë. Kam të preferuarit e mi.

Në Shqipëri je shumë e famshme…

Kam bërë programe që kur isha e vogël. Kam studiuar balet dhe kam marrë pjesë në televizion. Eksperienca e fundit televizive ka qenë një ‘Sanremo Shqiptare’. Kam qenë në krah të prezantuesit të festivalit dhe kam performuar me 12 balerinë italiane, duke kërcyer si Jennifer Lopez.

Cfarë programesh ke për të ardhmen?

Po realizoj disa video, ku tregoj me kërcimin tim  një muzikë e pa dëgjuar më parë. Cdo video fillon me inicialet e emrit tim.

Klaudia-4

Endërra jote?

Të kërcej për një këngëtar italian në një video. E dua muzikën dhe të kërcejë me muzikën time të preferuar do të ishte mahnitëse.

Situata jote sentimentale?

Jam single dhe nuk jam mami siç shkruajnë disa, por do më pëlqente në të ardhmen.

Cfarë duhet të bëjë një mashkull për të bërë për vete?

Duhet të më bëjë të qesh. Nëse kërkoj edhe që duhet të jetë besnik nuk është shumë besoj?