
Klaudia Pepa në një lidhje? Balerina zbulon detajet e surprizës në ditën e të dashuruarve
Balerina e famshme shqiptare, Klaudia Pepa ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një foto ku shfaqet me një gotë shampanjë në dorë, një buqetë me trëndafila dhe me tullumbace të kuq.
Me pak fjalë për balerinën ishte krijuar atmosfera e duhur për Shën Valentinin, ku të gjithë menduan se ajo ndodhet në një lidhje të re pas divorcit me koreografin e njohur, Albi Nako.
Por mesa duket gjërat nuk janë ashtu siç duken. Ambienti në pjesën e vaskës ishte menduar thjesht për t’u uruar ditën e të dashuruarve ndjekësve të saj.
“Çështja e fotos ishte ide e imja, pasi ishte thjesht sa për Instagram. Kështu bëjnë shumë influencues të njohur në mbarë botën në raste festash apo tematikash të veçanta, ndaj dhe unë veprova njësoj”, tha Klaudia e pyetur nga “Class”.