Klaudia Pepa konfirmon lidhjen e ish-bashkëshortit Albi Nako me Alba Hoxhën

Klaudia-Pepa-2

Balerina e njohur profesioniste Klaudia Pepa tashmë prej disa ditësh është rikthyer nga Italia në Shqipëri, sepse u përzgjodh nga stafi së bashku me Bora Zemanin të prezantonin edicionin e 20-të të “Kënga Magjike” në krah të Ardit Gjebresë.

Klaudia-Pepa-3

Në një intervistë për emisionin “Thumb” të Fatmës dhe Aulonës, i cili këtë javë i dedikohet krejtësisht spektaklit të “KM”, Klaudia është pyetur nëse është shkëmbyer korridoreve me ish-bashkëshortin e saj Albi Nakon dhe a kanë folur me njëri tjetrin? Ajo pa asnjë kompleks u përgjigj kështu: “Para ca ditësh ishte me grupin e baletit… me Albën. Erdhën të gjithë të më takonin. Erdhi edhe Albi edhe Alba, e u treguan shumë të mirë, i putha i përqafova. Koreografi Albi Nako dhe balerina Alba Hoxha flitet se janë në një marrëdhënie dashurie me njëri-tjetrin pas fotove nga udhëtimet e përbashkëta në disa vende të ndryshme, shkruan Blitz.al. Mënyra se si Klaudia është shprehur gjatë intervistës i përforcon edhe më shumë zërat se tashmë ata janë bashkë.

Klaudia-Pepa-1