Klaudia Pepa konfirmon lidhjen e dashurisë: Kjo muzika është kënga ime e dashurisë
Klaudia Pepa ka konfirmuar se është në një lidhje dashurie pas performancës së modeles Cindy Marina në “Dance Albania” nën ritmet e këngës “Perfect” të Ed Sheeran. Balerina dhe anëtarja e jurisë së “Dance Albania” ka thënë se kjo është muzika e saj e dashurisë, por nuk ka zbuluar se kush i ka “vjedhur zemrën”.
Klaudia Pepa: Në disa momente ishte si një balerinë e vërtetë. Pastaj, e gjithë performanca kishte një magji, me tymin, me muzikën time që kjo kënga është muzika dhe kënga ime e dashurisë.
Alketa Vejsiu: Me kë e ke këtë këngën ti?
Klaudia Pepa: Me dashurinë.
Alketa Vejsiu: Dashuria kush është?
Klaudia Pepa: (Qesh) E vetmja vërejtje që mund të bëj është se të pashë kësaj here një largësi me partnerin. Megjithatë, e gjithë performanca ishte shumë bukur.
Ermal Mamaqi: Aman na e trego se kush është ai. A është në këtë sallë, në këtë qytet?
Klaudia Pepa: Jo.
Ermal Mamaqi: A është në këtë planet?
Klaudia Pepa: Po./tvklan.al