
Klaudia Pepa komentohet për çantën që mban në plazh
Klaudia Pepa është kthyer në një ndër balerinat më të njohura jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë vendit, e cila tashmë po korr sukses të madh edhe në Itali. Ajo është tepër aktive në rrjete sociale, ku qëndron shpesh në kontakt me fansat e saj.
Së fundmi, balerina ka publikuar një foto nga plazhi, mirëpo fansat kanë vënë re detajin e çuditshëm në pozën e saj. Atyre u ka bërë përshtypje çanta që Klaudia mban në plazh, gjë të cilën ia kanë vënë në dukje edhe në komente. “Ku është sensi i çantës me rrobat e banjës? Kjo çanta që ke varur ti është njësoj si të shkosh me taka në plazh me rërë. Po atë çantë ku e çon o mavri!”, janë disa prej komenteve në foton e balerinës, e cila ka preferuar të mos i kthejë asnjë përgjigje, shkruan Alpenews.